Agron Kuçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Junikut thotë se do të ketë masa për mungesën e dezifektuesit në Shkollën 'Edmond Hoxha'

Gjendja e shkollave është njëra nga temat e disktuara në emisionin “Jeta në Komunë”, ku i ftuar është kryetari i Komunë së Junikut, Agron Kuçi.

Kuçi është përballur me gjetjet e ekipit të Kallxo.com në lidhje me gjendjen e banjove në shkollën fillore dhe të mesme të ulët, “Edmond Hoxha”.

Kjo shkollë, kur ishte vizituar nga hulumtuesit e Kallxo.com kishte pasur mungesë të dezifektuesëve, çeshmës dhe sapunit.

 

Gjendja-e-banjos-në-shkollën-fillore-‘Edmond-Hoxha

“Unë mendoj që është e momentit sepse ka sapun por në këtë moment nuk ka pasur. Nuk po muna me besu sepse kemi pasur edhe debat për këtë çështje sepse i kanë dhënë vërejtje me shkrim. Do të ketë masa. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Mua më është raportuar se është rregullu çdo gjë edhe çeshmet. Dikush ka me u thirrë në përgjegjësi”, ka thënë kryetari i Junikut.

Një gjendje të ngjashme e kishte pasur edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Junik. Ekipi i Kallxo.com e kishte vizituar edhe këtë qendër.

Në fotot e realizuara më 31 gusht në banjot e kësaj QKMF-je nuk kishte pasur sapun, dezifektues e as dritë. Por më 20 tetor kur hulumtuesit e KALLXO.com e kishin vizituar përsëri, drita ishte rregulluar, sapun kishte por përsëri kishte mungesë të dezifektuesit.

Gjendja e banjos në QKMF, gusht 2020
Gjendja e banjos në QKMF, tetor 2020

“Unë mendoj që është lëshim i momentit, përndryshe do ta sheh drejtori dhe do ta sheh. Secili e bren ndërgjegja. Është rast i izoluar”, ka thënë ai

Të ftuar në këtë emision ishin edhe asamblistët Blerim Gacaferri nga Partia Demokratike e Kosovës, Flurim Shala nga Lëvizja Vetëvendosje, Behare Qestaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Tahir Isufaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Zenel Maloku, kanditat i pavarur.