Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Gjykatës Supreme komenton rastin e ngacmimit seksual në Malishevë

Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, ka komentuar historinë e ngacmimit seksual në një shkollë të Malishevës që është transmetuar në ‘KallxoPernime’.

Sipas tij, rasti që ka përfunduar në ndërmjetësim është i paraparë në Kod të Procedurës Penale.

“Parimisht sipas Kodit të Procedurës Penale për të gjitha veprat është paraparë dënimi deri në 3 vjet mundet me shku tek ndërmjetësimi. Në aspektin profesional sipas mendimit tim është me të vërtetë diskutabile edhe a është e mundshme me shku në ndërmjetësim sipas rastit që është shpjeguar”, thotë Peci.

“Sa jam në njohuri për disa vepra penale është pikëpyetje edhe për kundër që është paraparë dënimi deri në 3 vjet me shku në ndërmjetësim”, shton ai.