Kryetari i Gjykatës së Mitrovicës me dy vetura dhe mbi 24 mijë euro kesh

Një apartament  në vlerë 45 mije euro si dhe një e treta e  apartamentit në vlerë prej 26 mijë euro, janë pasuria e Kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës, Nikolla Kabashiq.

Kabashiq pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura Renault njëra me vlerë 1,350 euro dhe tjetra me vlerë 12,800 dinarë.

Kabashiq ka deklaruar para të gatshme në dy banka në shumë  prej 24,430.23 euro dhe 114,321.51 dinarë.

Kurse te të hyrat vjetore Kabashiq brenda një viti nga paga mujore në gjykatën e Mitrovicës ka deklaruar se merr 28,093.55 euro, ndërsa nga PIO Fond 1,634,121.4 dinarë serb.

PIO Fond  – Pio është një Fondacion me Seli në Beograd, nga ku Kabashiq ka deklaruar se nga ky fond merr shumën prej  1,634,121.4 dinarë serb.

Fondi parashikon sigurimin pensional dhe invalidor të gjithë personat që është e detyrueshme sipas Ligjit, dhe  persona të cilët janë të përfshirë në këtë Fond Sigurimit, pavarësisht nëse janë punonjës, apo persona të vetëpunësuar.

PIO Fond – Fondi siguron sigurim pensional dhe invalidor.

Sa i përket të hyrave të bashkëshortes së tij, Kabashiq ka deklaruar pagën mujore në vlerë prej  480,247.29 dinarë nga Tv Most – në Zveçan.