Kryetari i Gjykatës së Gjakovës me 15 mijë euro para të gatshme

Kryetari i Gjykatës së Gjakovës, Nikollë Komani, ka deklaruar pasuri të paluajtshme afër 80 mijë euro, e cila pasuri është në pronësi të përbashkët.

Në këtë vlerë të paluajtshmërisë hyjnë një tokë bujqësore mbi 77 ari, e trashëguar në vlerë prej 30 mijë euro, një mal i trashëguar në vlerë  prej 15 mijë euro si dhe një banesë në sipërfaqe prej 87 m2, e blerë në vitin 2012, në vlerë prej 35 mijë euro.

Ndërsa, si pasuri të paluajtshme i pari i gjykatës së Gjakovës ka deklaruar një veturë Golf IV, në vlerë prej 4 mijë euro, në emër të tij.

Para të gatshme të mbajtura në bankë, Nikollë Komani i ka të deklaruara 15 mijë e 341 euro, ndërsa 998 euro në emër të bashkëshortes së tij.

Përveq kësaj, Komani ka deklaruar edhe detyrime apo kredi në vlerë prej 5 mijë euro, për blerjen e banesës.

Në anën tjetër, të hyrat vjetore nga paga mujore e kryetarit Komani janë 26 mijë e 946 euro. Ndërsa, bashkëshortja e tij si pagë mujore merr 250 euro, të ardhura këto nga puna praktike.