Foto: KALLXO.com

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe

Hyrja e 11 pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë në Kamenicë ka nxitur shumë reagime, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga qeveritarët e partitë Politike.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Ai thotë se nëse nuk dëshironi me pa xhandarmësinë serbe në Karaçevë duke të vendoset kufiri në Ristovc.

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri në facebook.

 

VIDEO – Banori nga Karaçeva thotë se xhandarmëria e Serbisë i kaluan nëpër oborrin e lokalit të tij