Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i FFK tregon nëse kanë nisur bisedimet me ndonjë trajner

Pas largimit të Bernard Challandes nga pozita e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është në gjurmim të trajnerëve që do të ia besojnë ekipin kombëtar në garat për kualifikim në kampionatin evropian të 2024.

Që nga momenti i shkarkimit, kanë nisur qarkullimet e lajmeve se kush mund ta zëvendësoj atë.

Roberto Carlos, Felix Magath, Giani De Biassi, Besnik Hasi e emra të tjerë kanë qarkulluar në media se mund të jenë pasuesit e Challandesit në stolin e Kosovës.

Mirëpo, kryetari i FFK-së Agim Ademi në një përgjigje për KALXLO.com tha se ende nuk kanë ndonjë opsion për trajnerin e ri.

‘’Na nuk kemi ende një opsion. Ka plot oferta por ende nuk kemi nisur bisedimet me ndonjë emër të caktuar’’, tha fillimisht Ademi.

Ai është shprehur se përzgjedhja e trajneri do të ndodh pas lojës kundër Greqisë që Kosova e luan në muajin nëntor.

‘’Pas përfundimit të këtij cikli ne do të bisedojmë për emrin e trajnerin, tash për tash s’kemi ndonjë opsion’’, ka thënë ndër tjera Ademi.

Ai po ashtu është shprehur se emrat që po qarkullojnë nëpër media nuk kanë dal nga ana e Federatës.

‘’Emrat që kanë ndal nuk e di ka kanë ndalur, ata emra nuk kanë ndal nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës’’, shtoi ai.

Emërimi i trajnerit të ri do të jetë emërimi i parë që do të bëhet nga Agim Ademi, pasi që Challandes ishte emëruar më 2 mars të vitit 2018, nga i ndjeri Fadil Vokrri.

Bernard Challandes e drejtoi ekipin kombëtar të Kosovës në 40 ndeshje, duke i shënuar 17 fitore, 15 humbje dhe tetë barazime.