Kryetari i Ferizajt ka mbi 44 mijë euro të kursyera

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se  ka të kursyera mbi 44 mijë euro në dy banka në Kosovë.

Ai ka deklaruar se  para të kursyera ka edhe bashkëshortja e tij në shumë prej  3.661.00 euro.

Aliu ka deklaruar  dy vetura, njëra e tij e tjetra e bashkëshortes së tij.

Kryetari i ‘qytetit të biznesit’ vozit veturë të tipit Golf 5 e cila kap vlerën e 5.500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij vozitë C3 e cila kushton 2 mijë euro. Sipas deklarimit të pasurisë këto vetura janë blerë nga paratë e kursimeve.

Aliu i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës ka pagë mujore 15 mijë 492 euro, ndërsa përveç kësaj kryetari i Ferizajt ka marrë 470 euro nga mëditjet.

Sa i përket pasurisë së trashëguar, ai ka shtëpi me 195 metra katrorë e cila kap vlerën e 50 mijë eurove, 20 hektarë tokë me vlerë 80 mijë euro, trualli 55 hektarë 200 mijë euro.

15 mijë euro është vlera e  tokës bujqësore që e ka deklaruar si dhe 70 hektarë mal në vlerë 30 mijë euro të përbashkët me familjarët.