Kryetari i Deçanit shkel masat për mbrojtje nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shkelur rregullat e institucioneve për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ramosaj është parë në disa takime në të cilat kanë marrë pjesë një numër i madh personash.

Përveç që nuk kanë respektuar distancën shumica prej tyre nuk kanë mbajtur maska.

Këto janë fotot e publikuara në Facebook.

 


Takime të tilla i pari i Deçanit sipas fotove në rrjetin Facebook ka pasur edhe në ditët paraprake.

Në anën tjetër, në Kosovë që nga ftohja e temperaturave është shënuar prapë rritje e madhe e të infektuarve dhe vdekurve nga COVID-19.

Janë mbi 10 persona që vdesin në baza ditore nga COVID-19 në Kosovë sipas të dhënave të IKSHP-së.

Tubime të tilla ku pjesëmarrës kanë qenë figura politike ka shpesh, i fundit ishte tubimi pas zgjedhjeve në Podujevë, ku pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Grumbull i njerëzve pas fitore së Vetëvendosjes, Albin Kurti i kërkon shpërndarjen pasi përfundojnë fjalimet