Kryetari i Deçanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me Policinë

Rasti i djeshëm i sulmit me automatik ndaj një autobusi më udhëtarë, ku mbetën të vrarë 3 persona ende nuk ka dërguar në arrestimin e ndonjë të dyshuari.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që në rast se kanë ndonjë informacion ta ndajnë me organet e rendit.

“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Deri më tani, institucionet shtetërore nuk kanë ofruar ndonjë shpërblim për personat që mund të sjellin informacione mbi të vendndodhjen e të dyshuarit apo të dyshuarve.

Dy nxënës dhe shoferi i autobusit, vdiqën si pasojë e plagëve nga breshëria e plumbave të shkrepur.

Sipas Policisë, nga arma Kallashnikov që goditi mbi autobusin që ishte nisur nga Gjakova dhe po barte udhëtarë drejt Gllogjanit.

Deri më tani Policia nuk ka dhënë detaje për ndonjë person të identifikuar ndërsa Kryeprokurori Special Blerim Isufaj, ka treguar se disa persona janë duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Në anën tjetër drejtori i Policisë Samedin Mehmeti ka deklaruar mbrëmë se janë duke hetuar 2-3 pista të dyshimta.