Kryetari i Bujnaocit i kërkon Kurtit rishikimin e masave për hyrje-daljet në Kosovë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar që të lehtësohen masat përkatësisht të rishikohet vendimi i Qeverisë.

Në kërkesën e publikuar nga Arifi, kërkohet që të rishikohet vendimi i Qeverisë për hyrjet dhe daljet në Republikën e Kosovës.

“Obligimi për vaksinim me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhetesti PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë. Në këtë rast, përveç qytetarët e rëndomtë po dëmtohen edhe studentët dhe bizneset tona që pothuajse lëvizin çdo ditë në drejtim të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Tutje, Arifi ka kërkuar që të merret një vendim i pranueshëm, që sipas tij gjithnjë duke pasur primare mbrojtjen e shëndetit.