Kryetari i BDI, Ali Ahmeti tregon se çka foli me Escobar në takimin në Ohër

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot në Ohër me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar.

Ahmeti ka thënë se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit.

“Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-së në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- ka shkruar Ahmeti.

Ai gjatë ditës është takuar edhe me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili po qëndron në Ohër në kuadër të takimeve për dialogun Koosvë – Serbi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Bislmi dhe ministrin Çeku kanë takuar në ambientet e hotelit në Ohër, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Ata janë takuar për disa minuta për kafe, por nuk kanë pranuar të flasin për media pas takimit.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut sot po mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.