Kryetari i Bashkisë së Kopenhagës dorëhiqet për ngacmim seksual

Frank Jensen, kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagë, për më shumë se një dekadë, dha dorëheqjen të hënën pasi pranoi disa raste të ngacmimit seksual dhe ai tha se u kërkonfalje “grave që kam ofenduar”, raporton Reuters.

Jensen, 59 vjeçar, do të largohet gjithashtu si deputet i Partisë Social Demokratike qeverisëse të Danimarkës, ka shërbyer si Lord Kryetari i Komunës së Kopenhagës që nga viti 2010.

Dorëheqja e tij u mirëprit nga Kryeministrja Mette Frederiksen, duke e quajtur atë “vendimin e duhur” në një postim në Facebook.

“Ishte e qartë që ne në Partinë Social Demokrate kemi probleme dhe kjo duhet të ndryshojë tani”, i tha ajo agjencisë lokale të lajmeve Ritzau.