Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës i gëzohet vendimit të Komunës së Prishtinës për kiosqet

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka mirëpritur vendimin e Komunës së Prishtinës për rishikimin e kritereve në tenderin për kiosqet në kryeqytet.

Ai në rrjetin social “Facebook” ka thënë se institucionin të cilin e drejton do të jetë çdoherë në krye të detyrës.

“Komuna e Prishtinës paska vepruar mirë për Kiosqet e kryeqytetit. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës si Arbitër kryesor i vendosjes së konkurrencës së drejt dhe efektive, do të jetë gjithëherë në krye të detyrës”, ka deklaruar kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë rreth tenderit për kiosqet në Komunën e Prishtinës.

Ditë më parë ky institucion kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’i rishikojë kriteret në tenderin e kiosqeve.

Misteri i 5 milionëshit për kiosqet e Prishtinës