Kryetari i Asamblesë Komunale dhe dy asamblistë të LDK-së në Malishevë i bashkohen iniciativës së Vjosa Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se 3 anëtarë të LDK-së nga Malisheva i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

Sipas Avdylit, aderimet e reja janë kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina, që në të njëjtën kohë është edhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Astrazub, asamblisti Valon Krasniqi, kryetar nëndege në Bardh si dhe Arlind Morina, asamblist.

Ndërsa të dielën, këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, njoftoi se 33 anëtarë të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkohen iniciativës së Vjosa Osmanit