Kryetarët e Palermos dhe Amsterdamit në Prishtinë - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për festivalin “Manifesta”.

Të ftuar në këtë debat janë ish-kryetari i Palermos, Leoluca Orlando, kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ata po tregojnë për problemet me të cilat ballafaqohen qytetet e tyre.

Cilat ishin sfidat e këtyre 3 qyteteve për transformimin e hapësirave publike?

Si i ka luftuar “Manifesta” problemet që mafia e Sicilisë ia ka shkaktuar qytetit të Palermos?

Pse ende nuk janë zbuluar vrasësit e gazetarit që u vra për raportimin e krimit të organizuar në Amsterdam?

Si arriti festivali “Manifesta” ta inspirojë Komunën e Prishtinës për të pastruar deponi mbeturinash të rënda që ishin mbledhur që 20 vite te Tulltorja?

Ky debat është realizuar me bashkëpunimin e emisionit “Kallxo Përnime” me festivalin “Manifesta”.