Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarët e komunave tregojnë 'recetën' e rizgjedhjes - LIVE

Në emisionin ‘Kallxo Pernime’ sonte janë të ftuar kryetarët që kanë marrë edhe nga një mandat në krye të komunave.

Agim Aliu – kryetar i Ferizajt, Imri Ahmeti – kryetar i Lipjanit, Bali Muharremaj – kryetar i Suharekës dhe Shpejtim Bulliqi – kryetar i Podujevës, flasin për rezultatet e zgjedhjeve dhe tregojnë ‘recetën’ për të fituar në një komunë, si dhe flasin për problemet e komunave që udhëheqin.

Rundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur më 17 tetor, Agim Aliu nga PDK ka marrë një mandat të dytë në krye të Ferizajt, Imri Ahmeti nga LDK ka marrë një mandat të tretë të krye të Lipjanit dhe Bali Muharremaj nga AAK ka marrë një mandat të dytë në krye të Suharekës.

Rundi i dytë i zgjedhjeve në 21 komuna në  Kosovë është mbajtur dje. Sipas rezultateve preliminare Shpejtim Bulliqi nga LVV ka fituar në komunën e Podujevës.