Kryetarët e komunave do ta bojkotojnë takimin me MAPL-në

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në një takim të thirrur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në ora 14:00.

“Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim. MAPL-ja ka ftuar vetëm Kryetarët. Mos ftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe Kryetarëve”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Kjo, sipas Asociacionit të Komunave nuk është herë që vepron në këtë mënyrë.

“Kryetarët vlerësojnë që pa AKK-në nuk duhet të marrim pjesë në këtë takim meqë nuk është hera e parë që niveli qendror vepron në këtë mënyrë”, thuhet tutje në njoftim.

“I bëjmë thirrje MAPL, Ministrive dhe Qeverisë që të ndalojnë injorimin e AKK-së si përfaqësues i Kryetarëve dhe Komunave në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi.