Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt e infektuar me COVID-19

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Përmes një publikimi në Facebook, ajo ka shkruar se gjendja e saj shëndetsore dhe e familjes është stabile.

“Ju njoftoj se dje, më datën 29.06.2020 kam bërë testin për virusin Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Gjendja ime dhe familjes sime është stabile. Falenderoj të gjithë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët më kanë kontaktuar dhe shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të familjes sime”, thuhet mes tjerash në publikimin e saj.

Gashi-Bytyçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ta mbajnë distancën mes njëri-tjetrit dhe t’i respektojnë masat dhe udhëzimet e IKSHPK-së.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri sot ka bërë të ditur për KALLXO.com se 16 zyrtarë e drejtorë komunalë kanë rezultuar pozitivë me coronavirusin e ri.

Drejtori: Spitali i Ferizajt ka kapacitet vetëm edhe për 7 pacientë