Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Kryesuesi i Bordit të ShSKUK-së: Do të kërkojmë raport për vdekjen e 15 vjecares

Bordi i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës pritet  të trajtojë rastin e vdekjes së 15 vjeçares, e cila kishte vdekur 2 ditë më parë  në rrethana misterioze në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Kryesuesi i Bordit, Xhevat Jakupi në një prononcim të shkurtë për KALLXO.com, konfirmoi se më mbledhjen e parë që do ta mbajë Bordi do të kërkojnë raport mbi rastin.

“Ne si bord nuk kemi pasur informacione në lidhje më këtë rast. Por në mbledhjen e radhës që do ta kemi si bord, do të kërkojmë një raport nga ana e drejtorisë dhe pastaj do të veprojmë sipas ligjeve në fuqi”, tha Jakupi për KALLXO.com.

Edhe ShSKUK ka njoftuar se ka nisur hetimi i rastit të vdekjes së 15 vjeçares.

Përveç ShSKUK-së, rastin do ta hetoj edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi.

Vajza 15 vjeçare në rrethana misterioze vdes në QKUK