Kryesuesi i bordit të “Infrakos”-it sfidon kryeministrin dhe Ministrinë e Ekonomisë

Më 8 mars, bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “Infrakos” zgjodhi kryeshefin e ri, Hysen Nikqin.

Por, zgjedhjen e kundërshtoi fort Ministria e Ekonomisë për disa ditë me radhë. Madje, ish-ministri Muharrem Nitaj kërkoi që vendimi për zgjedhjen e kryeshefit të anulohet.

Por, kryesuesi i bordit ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ai, madje, tha se edhe në rast se shkarkohet nga detyra, vendimin për zgjedhjen e kryeshefit, nuk do ta zhbëjë.

“Jo, aspak s’po e shpërfillim aksionarin, ne po i ndihmojmë. Ajo është e kryer, është zgjedhur tash kryeshefi, unë nuk mërzitem për shkarkim”, ka thënë Brahim Selimaj, kryesues i bordit të “Infrakos”.

“Është zgjedhur një person pa asnjë aferë dhe është apolitik, nuk e njoh personalisht, kurrë nuk jam taku as kafe nuk kam pi”, ka thënë Selimaj.