Kryesia vendos që seanca të vazhdojë në orën 15:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit të vazhdojë punimet në 15:00.

Kështu ka njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Mund të konkludojmë që pas mbledhjes së kryesisë, disa keqkuptime u sqaruan. Seanca vazhdon në ora 15:00 dhe ka konsensus të plotë që të vazhdohet me të njëjtën përbërje, me 14 Komisione dhe çdo gjë është në rregull që të vazhdojmë me votim në ora 15:00”, tha ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.