Kryesia i procedoi nismat ligjore, LVV: Në mbledhje u shpërfaq qasja joparimore e shumicës ilegjitime
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se janë proceduar të gjitha nismat ligjore, të cilat më parë janë kundërshtuar nga opozita e atëhershme.
Sipas tij, ajo çfarë u shpërfaq sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është qasja joparimore e shumicës së krijuar “ilegjitime” në Parlamentin e Kosovës.
“Ne sot futëm në agjendë të gjitha nismat pothujase ishin të cilat dikur të njëjtat, grupet parlamentare i kishin kundërshtuar. Ato nisma që i kanë bllokuar gjatë pandemisë që kanë të bëjnë me masa të mbrojtje dhe mbështetje të qytetarëve që atëherë i kanë bllokuar, sot i kanë sjellur në Kuvendin e Kosovës, për t’i proceduar”, tha Selimi.
“Të gjtiha nismat që ishin bllokuar nga PDK-ja LDK-ja, AAkja, Nisma, Srpska dhë të tjerët sot u pranuan. Në atë kohë u penguan kur intesnsiteti i pandemisë ishte në nivel të lartë”, shtoi Selimi.
Sipas tij, shumica e re atëherë nuk e kishte hallin e mbrotjes së shëndetit të qytetarëve , “siç edhe tash nuk e ka një hall të tillë”.