Foto: Kuvendi i Kosovës

Kryesia e vjetër mblidhet sot për t`i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e takimeve në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.