Foto: Atdhe Mulla

Kryesia e LDK-së pritet të vendos për kandidatin për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka paralajmëruar se takimi i parë i kryesisë së re të LDK-së do të mbahet sot prej orës 11:00.

Në këtë takim do të diskutohet për kandidatin e kësaj partie për kryeministër të Kosovës.

Mustafa tha se në partinë e tij ka 4 apo 5 figura të cilët do të mund të jenë kandidat për kryeministër, ndërsa ka paralajmëruar se mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër.

Kryesia e re LDK-së sot vetëm do të propozojë emrin për kandidat për kryeministër, pasi fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.