Isa Mustafa - Albin Kurti

Kryesia e LDK-së i hap rrugë koalicionit me VV

Kryesia e LDK-së i ka hap rrugë koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK-ja është e gatshme për koalicion me VV-në, mirëpo me kushtin që kryeministri t’i takojë LDK-së.

“Në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të rikonfirmohet vendimi i kryesisë që posti i kryeministri të ri i takon LDK-së si partia më e madhe në vend”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë, që do të mbahen të hënen, do të vendoset nëse do të autorizohet Mustafa për të udhëheq bisedimet me Vetëvendosjen për koalicion.

Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së është që me PDK-në nuk do të ketë koalicion, ndërsa është duke u diskutuar vetëm për opsionin e koalicionit të mundshëm me VV-në. Për partitë e tjera, ai nuk ka thënë që ka vija të kuqe por as diskutime për koalicione.