Kryesia e Kuvendit vendos që të enjten të diskutohet për shtesat e pensionistëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën e së enjtes të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati do të flas për vendimin për shtesat për pensionistë, stafin shëndetësor dhe institucionet e sigurisë.

“Ne e kemi kundërshtuar vendimin e ministrit të Financave për ulje të shtesave. Do të kërkojmë në seancë që shtesat të rikthehen në nivelin e njejtë”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ndërkohë më herët, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se partia e tij ka lëshuar mbledhjen e kryesisë, për shkak të ofendimeve, sipas tij, të deputetës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Tahiri: Po vazhdon fryma e njejtë për ndaljen e fjalës së opozitës