Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Foto: Kuvendi i Kosovës-Facebook

Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e sotme për FSK-në

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen sot të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit në ora 18:00.

Kërkesa e Qeverisë për këtë seancë është që të votohet për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Po ashtu, Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi të Qeverisë.

Shefat e grupeve parlamentare të LDK-se, Arben Gashi dhe AAK-së, Daut Haradianj, përmes postimeve në Facebook kanë bërë të ditur se grupet e tyre parlamentare do të votojnë pro kërkesës së Qeverisë për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.”, ka shkruar Gashi.

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse