Foto: KALLXO.com

Kryesia e Kuvendit vendos për rifunksionalizimin e 55 grupeve të miqësisë

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot kanë trajtuar tema lidhur me agjendën ndërkombëtare të Kuvendit.

“Vendosëm që të rifunksionalizohen 55 grupe të miqësisë të Kuvendit të Kosovës me shtetet tjera, shumica prej të cilave janë shtete njohëse por ka edhe shtete jo njohëse. Të gjitha rajonet e botës janë të përfshira në këto grupe të miqësisë”, tha ajo.

Osmani bëri të ditur se tashmë grupet parlamentare do t’i dërgojnë emrat  e deputetëve përfaqësues në këto grupe.

Kjo mbledhje ka pasur tri pika në rend të ditës: 1. Propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, 2. Propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare, 3. Shqyrtimi i kërkesave.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 18 février 2020