Kryesia e Kuvendit trajton ligjet e pavotuara, përfshirë 10 përqindëshin e Trustit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pritet që të mblidhet sot në orën 14:00.

Në këtë takim kryesia do të diskutoj për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 në të cilin përfshihet edhe propozimi për mundësinë e tërheqjes së 10 % të kursimeve në Trustin Pensional.

Gjatë kësaj mbledhje kryesia do të diskutoj edhe për pikat e tjera të papërfunduara nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020.

Kryesia do të merret edhe me përgatitjet për Seancën e re plenare me këto pika të rendit të ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,
  12. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.
  13. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.