Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e votimt të Qeverisë Hoti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 10:00 për të diskutuar rreth caktimit të seancës, ku pritet të votohet Qeveria e re.

Mbledhja do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, kërkesa e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ndryshe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dje ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë, për të mërkurën në orën 11:00.

LDK e dorëzoi kërkesën për seancë, pasi Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë, sipas të cilit i ka dhënë të drejtë dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

LDK pritet ta formojë Qeverinë e re në një koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

AKR ka thënë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por do ta votojë Qeverinë Hoti.