Kryesia e Kuvendit, Foto: Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit nesër diskuton për shpenzimet e deputetëve dhe shfrytëzimin e veturave zyrtare

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas komunikatës për media, mbledhja do të fillojë në orën 12:00

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
  2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të
  3.    rishikuar për vitin 2020,
  4. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit
  5.     (shpërndara me 18 maj 2020),
  6. Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,
  7. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,
  8. Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,
  9. Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,
  10. Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.