Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në ora 11:00 për të caktuar seancën e radhës.

Në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e mëhershme të Kuvendit.

Gjithashtu, pjesë e rendit të ditës është shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2021.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për punën e Bankës Qendrore të Kosovës.

Në prill të 2022, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti i kishte dërguar një letër  ambasadorit të njërit prej shteteve të QUINT-it, në të cilën e njoftonte se gjendej nën presion politik që ta shkarkojë zëvendësguvernatorin, Sokol Havolli.

Në letrën që KALLXO.com kishte siguruar përmes burimeve brenda njërës prej ambasadave të shteteve të QUINT-it, Guvernatori thoshte se nuk ka arsye për ta shkarkuar Havollin.

Ndërsa më pas, në gusht të 2022, Havolli kishte dhënë vetë dorëheqje. Në letrën drejtuar kryetarit të bordit dhe guvernatorit të BQK-së, Sokol Havolli, kishte thënë se ndër arsyet e dorëheqjes janë presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara.

Kurse në korrik po të vitit 2022, KALLXO.com kishte raportuar se Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e kishte larguar nga puna, Shkëndije Himaj Zekaj, e cila kishte qenë kundërkandidate e Mehmetit për pozitën e Guvernatorit ndërsa së fundmi mbante pozitën ‘këshilltare e lartë e Bordit Ekzekutiv për sektorin financiar në BQK.

Rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
  3. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
  4. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  5. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

 

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022: 
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  6. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  7. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  8. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

 

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor  2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
  2. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
  3. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.     

 

IV.Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022: 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  5. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  9. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
  10. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

V.Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
  8. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
  9. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,
  10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.

VI.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave