Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës dhe temë e diskutimeve janë gjithsej shtatë pika.

Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për 2020, Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit janar-mars 2020, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile dhe harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse, janë temat që do të diskutohen nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në ora 12:00.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!