Foto: KALLXO.com

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot në orën 13:00 për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Kryesia do të diskutoj disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  1. Përgatitjet për Seancë plenare:
  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  1. Pyetjet parlamentare,
  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
  1. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave