Kryesia e Kuvendit do të diskutojë për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 14:30 për të diskutuar disa pika të rendit të ditës. Ndër to është pika e pa papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020 votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për pikat e pa përfunduara nga seancat e mëparshme si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

  1. Përgatitjet për Seancën e re plenare:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,
    5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,
    6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,
    7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,
    8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave