Kryesia e Kuvendit, Foto: Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit, caktohet mbajtja e dy seancave këtë javë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca.

Kështu ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë, Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Njëra seancë që do të posedojë shumë nisma dhe votime, kurse tjetra do të jetë solemne me rastin e përvjetorit të çlirimit të Kosovës”, tha ai.