Kryeshefja e shkarkuar nga Xhelal Sveçla rikthehet në punë në IPK

Ish- Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradie Kelmendi është kthyer në punë si hetuese disa muaj pasi u shkarkua nga ana e ish- ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kelmendi e ka fituar të drejtën e rikthimit disa muaj pas vendimit të Sveçlës.

Kthimin e Kelmendit në punë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zyra për informim e IPK-së, duke sqaruar se rikthimi i saj është bërë për shkak të kontratës së sa të përhershme me IPK-në.

“Znj. Kelmendi ka qenë punonjëse e IPK-së edhe para se te zgjidhet Kryeshefe Ekzekutive, ajo si dhe të gjithë e punonjësit operativ të IPK-së, posedojnë kontrata të përhershme të punës me IPK-në. Edhe pse është zgjedhur Kryeshefe e IPK-së në vitin 2018, ajo ka vazhduar të jetë në marrëdhënie punë me IPK-në”, thuhet në përgjigjet e IPK-së për KALLXO.com.

IPK ka sqaruar se Kelmendit i ishte shkëputur marrëdhënia e punës për pozitën e kryeshefes së IPK-së.

“Në bazë të shkresave që ekzistojnë në dosje, e njëjta është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv me vendim të UD ministrit, ndërkaq në dosjen e saj nuk ka ndonjë vendim në bazë të të cilit anulohet kontrata e saj e përhershme e punës”, thuhet tutje në përgjigje.

Në përgjigjet e IPK-së drejtuar KALLXO.com thuhet se nuk ka pasur vendim për kthimin e ish- kryeshefes në punë ndërsa kanë marrë edhe një përgjigje nga zyra ligjore e Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me çështjen e sistemimit të Kelmendit si hetuese në IPK.

“Bazuar në faktin që kontrata e saj është valide dhe nuk është anuluar në një nga format që parasheh Rregullorja, (ndërkaq vendimi Ministrit për shkarkim i referohet vetëm pozitës së kryeshefit),  e njëjta është sistemuar në kuadër të strukturës operative  si hetuese, sipas përshkrimit të pozitës që ka në kontratën e përhershme në mes dhe saj dhe IPK-së. Nuk ka ndonjë vendim për kthim të saj në punë, pasi nuk ka pasur një vendim paraprak për shkëputje të kontratës, por është zbatuar kontrate e përhershme e punës e cila është në fuqi”, ka sqaruar IPK.

Në prill të këtij viti, ish- ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkarkoi nga pozita e kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradie Kelmendin pas analizimi të gjetjeve nga dy raporte të komisionit për mbikëqyrjen e MPB-së.

Ish-kryeshefja Kelmendi kishte thënë për KALLXO.com se shkarkimi ka qenë i pabazuar dhe i paligjshëm.

Drejtoresha e IPK-së konteston vendimin e Xhelal Sveçlës, thotë se zëvendësi u caktua jashtëligjshëm

KALLXO.com kishte raportuar edhe se emërimi i U.D të Kryeshefit të ri në atë kohë pra në prill, ishte i jashtëligjshëm.

Kjo pasi që Exhevit Zuka ish kryeshefi i IPK-së, nuk plotësonte kriteret për tu bërë kryshef pasi nuk ishte drejtues i ndonjë departamenti që funksionon brenda inspektoratit.

Xhelal Sveçla emëron kundërligjshëm U.D kryeshefin e IPK-së

Me ndërrimin e qeverisjeve, në korrik të këtij viti, Ministri i tanishëm i MPB-së kishte anuluar vendimin e Sveçlës për Zukën ndërsa kishte marrë vendim që të emëronte U. D e ri të kryeshefit të IPK-së, Kushtrim Hodajn.

Agim Veliu anulon vendimn e Xhelal Sveçlës, IPK me ud-kryeshef të ri