Kryeshefi i Telekomit mohon se është diskutuar shkarkimi i tij

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se bordi i kësaj ndërmarrje sot ka pasur plan votimin për shkarkimin e tij.

Momentalisht, objekti i Telekomit dhe Postës së Kosovës është rrethuar nga forcat policore.

Përderisa bordi i Postës po mban mbledhje, KALLXO.com mëson bordi i Telekomit e ka anuluar mbledhjen e paraparë të mbahet sot.

Në anën tjetë, Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi e ka kritikuar edhe prezencën e madhe të policisë që sipas tij u bë pa arsyetim.

“Nuk po mbahet asnjë mbledhje në Telekomin e Kosovës. Vetëm e kemi parë vendin të rrethuar me zyrtar policor kjo është shtetrrethim. Asnjë arsye nuk na kanë dhanë për prezencën e policisë në Postë apo Telekom. Dua të sqaroj se as nuk po mbahet mbledhje e bordit në Telekom e as nuk është diskutuar për shkarkimin tim”, tha  Istrefi