Foto: Ilustrim
Kryeshefi i KOSTT-it: Bie konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore krahasuar me vitin 2023
Kryeshefi i ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) Evetar Zeqiri ka njoftuar se është bërë një krahasim i i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023 në komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij krahsimi është bërë pas fillimit të operimit të ndërmarrjes “Elektrosever” Sh.p.k nga 01.01.2024, dhe marrrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore.
Sipas Zeqirit, ajo se çfarë është vërejtur është se ka rënie të dukshme në konsum të energjisë elektrike.
“Pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k nga 1 janar 2024, dhe marrrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore, kur për herë të parë ka filluar të faturohet energjia e konsumuar në pjesën veriroe, është bërë një krahasim i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023”- thotë Zeqiri.
Ai njofton se për 35 për qind më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak.
“Ajo çfarë vërehet është se ka rënje të dukshme në konsum të energjisë elektrike. Për tetë muajt e parë të këtij viti (Janar-Gusht), gjithsejtë për 35% më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak”- ka shkruar Zeqiri.
Kryeshefi i KOSTT-it thekson se fillimi pagesës së energjisë elektrike, masat e Qeverisë për luftimin e informalitetit mund të ketë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore.
“Fillimi i pagesës së energjisë elektrike, masat e ndërmarra nga Qeveira e Kosovës për luftimin e informalitetit, masat për energji efiçiente që janë ndërmarrë vitet e fundit dhe vetëdijësimi i qytetarëve, mund të kenë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore”- është shprehur Zeqiri.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se nga 01.01.2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar.
Më 09.12.2023 është bërë e ditur se Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Elektroserver kanë nënshkruar një kontratë komerciale.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pati deklaruar se nënshkrimi i kësaj kontrate është hap tutje në normalizim të faturimit dhe furnizimit me energji në katër komunat në veri të Kosovës.
Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Ajo e mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.
Më 21.06.2023, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Me këtë marrëveshje synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.