Kryeshefi Financiar i KESCO-së pyetet nëse është importuar energji nga kompani serbe

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës është duke intervistuar Ermal Kocin, Kryeshef Financiar-KESCO.

Deputetja Mimoza Kusari Lila e ka pyetur Kocin se a është importuar rrymë nga periudha dhjetor 2021 prill 2022 nga ndonjë kompani serbe.

Koci tha se gjatë kësaj periudhe kanë importu 90 për qind të konsumit nga kompania Sllovene.

Ndërkaq, sipas tij, listën e kompanive do t’ua dërgoj me shkrim.

Kusari -Lila tha se i presin edhe pasqyrat e obligimeve financiare për periudhën gusht 2021 prill 2022.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar sqarim lidhur me kompaninë serbe GEN.

Lekaj kërkoi të dijë se a ka pas marrëveshje me kompaninë serbe GEN.

Ermal Koci ka deklaruar se GEN është kompani Sllovene dhe sipas tij, e ka edhe zyrën në Beograd dhe në vende të tjera.

“GEN për ne është kompani Sllovene që ka aplikuar në tendere. Kemi marrëveshje me Gen, marrëveshje standarde. Këto kanë të drejtë të hyjnë në tenderët tanë”, tha Koci.

Koci para komisionit tha se do t’ua dërgoj raportin e detajuar me shkrim.

Kryeshefi financiar i KESCO-s intervistohet nga komisioni për krizën energjetike