
Kryeshefi financiar i KESCO-s intervistohet nga komisioni për krizën energjetike
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, është duke intervistuar kryeshefin financiar të KESCO-s Ermal Koci.
Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kërkuar sqarim lidhur me subvencionimin e ndarë nga Qeveria e Kosovës në dhjetor 2021 në vlerë prej 20 mijë euro për importin e energjisë.
Shala ka kërkuar të dijë se si është arritur marrëveshja me KEK për ti implementuar subvencionimin e Qeverisë.
Kryeshefin financiar i KESCO-s, Ermal Koci, tha se Qeveria ka plotësuar vendimin për mbështetjen ekonomike për pandemi dhe sipas tij me këtë vendim është mbështet sektori.
20 milion euro, sipas tij u distribuuan që KEK të siguronte mjetet për import.
Sa i përket bazës ligjore për marrëveshje me KEK-un, Koci tha se vendimi i qeverisë nuk e përcaktonte subvencionim vetëm për një kompani të caktuar.
“Baza ligjore është marrëveshja e KEK me Ministrinë e Ekonomisë për lëvrimin e këtyre fondeve”- tha ai.
Koci shtoi se KEK ka qenë përgjegjës për ta bërë importin ndërsa këta iu kanë ofru asistencë teknike.
Shala gjithashtu ka përmendur borxhin ndaj KEK-ut i cili sipas tij është rreth 50 ose 60 milion.
Koci tha se sektori është përball me një krizë.
Viti 2021 nëntor- dhjetor sipas tij ka qenë sfiduese për gjithë sektorin dhe tha se e kanë pas një qëllim duke bashkëpunuar mund t’ia dalim me këtë krizë.
Importi nga nëntor 2021 dhe mars2022 kanë qenë qindra miliona euro.
Nga ana monetare Koci tha se 50 për qind e kostos ka qenë për import.
Ndërkaq shtoi se 45 milion euro aktualisht i kanë detyrime ndaj KEK-ut.