Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Kryeprokuroria e Shtetit reagon për kërcënimet ndaj prokurorit Rasim Maloku

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është njoftuar se prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Ferizajt, Rasim Maloku, nëpërmjet një mesazhi telefonik ka pranuar sërish kërcënime me likuidim fizik të familjarëve të tij.

Sipas tyre, këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Maloku, vijnë si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrave si prokuror.

Ata kanë njoftuar se ky rast është u trajtuar seriozisht nga organet kompetente dhe me nivelin e duhur të urgjencës, në mënyrë që kërcënuesit të dalin sa më parë para drejtësisë.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron fuqishëm afër prokurorit Maloku, duke ia ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tij, në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryeseve të veprave penale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve “nuk do t’i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë synimet dhe përpjekjet të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor”.

Këshilli Prokurorial dënon kërcënimet ndaj prokurorit Rasim Maloku