Kryeprokurori Jashari tregon detajet për vrasjen që tronditi Kaçanikun

Në një intervistë ekskluzive në “Kallxo Përnime”, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka treguar detaje për vrasjen që ka ndodhur më 10 maj në Kaçanik, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u lëndua.

Në bazë të hetimeve dhe intervistave që janë kryer deri tani, vrasja dyshohet se u krye për shkak të një borxhi që i ndjeri ia kishte të dyshuarit.

“Dy personat e dyshimtë ende nuk janë arrestuar sepse janë arratisur menjëherë pas momentit të kryerjes së veprës penale, personat e dyshimtë janë identifikuar dhe unë kam kërkuar që të sillet kallëzime penal edhe në mungesë të këtyre personave”, theksoi Jashari.

 

Ai ka thënë në “KallxoPernime” se do t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë sepse dyshohet se të dyshuarit gjenden jashtë shtetit.

Jashari ka treguar se si ka ardhur deri tek vrasja dhe plagosja në Kaçanik.

“Një ditë para se të ndodhte krimi janë takuar i dyshimti dhe i ndjeri prezent aty ka qenë edhe vëllai i të ndjerit i cili në deklaratën e tij ka thanë se biseda ka qenë shumë normale edhe ky ka qenë i plagosur në këtë rast, të nesërmen i dyshimti nëpërmjet rrjeteve sociale e ka ftuar viktimën dhe e kanë lan ku me u taku, i ndjeri së bashku me vëllain e tij me veturë kanë shkuar ne vendin ku e kanë lan takimin dhe ne momentin kur kanë zbritur nga vetura i ndjeri së bashku me vëllain e tij dyert e restauronit kanë qenë të hapura nga restauranti gjuan me një armë AK 47  dhe aty ndërron jetë njëri nga vëllezërit kurse tjetri pëson lëndime të rënda dhe tani është jashtë rrezikut për jetë”, theksoi Jashari.

Ai tregoi se borxhi ishte çështje biznesi sepse i ndjeri 4 ditë para ngjarjes kishte ardhur nga perëndimi në Kosovë.