Arkiv - Blerim Isufaj duke iu drejtuar gazetarëve | Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale me 5 toka në vlerë 207 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka deklaruar në emër të tij pesë toka me vlerë të përgjithshme 207 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një truall në vlerë prej 60 mijë euro, si dhe një mal në vlerë prej 5 mijë euro, të gjitha si pasuri të trashëguara.

Gjithashtu në emër të bashkëshortes  ai ka deklaruar një banesë në shumë prej 30 mijë euro.

Kryeprokurori Isufaj, tutje ka thënë se 73 mijë euro i ka borxh ndaj  bankës, për blerjen e një banese dhe për mobilimin e shtëpisë, si dhe 6 mijë euro për blerje të veturës.

Ndërsa i njëjti të hyra vjetore nga paga dhe mëditjet i ka deklaruar mbi 33 mijë euro.