Kryeprokurori i Prishtinës flet për vrasjen në Prishtinë
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka folur për vrasjen e sotme që ka ndodhur në kryeqytet.
Sipas tij, ende nuk dihen motivet që çuan në vrasjen.
Gashi tha se viktima dhe e dyshuara me gjasë janë familjarë me njëri-tjetrin.
“Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, policia, forenzika, mjeku ligjor edhe prokurori kujdestar” – shtoi Gashi për KALLXO.com.
E dyshuara për vrasjen e një personi, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi’ në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M., femër” – tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.