Kreu i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj - Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori i Gjakovës nuk deklaron asnjë cent  para të gatshme

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar një banesë me vlerë afër 57 mijë euro e cila është në pronësi të tij.

Ai nuk ka deklaruar veturë në emër të tij, por  vetëm veturën në vlerë prej 4 mijë e 700 euro e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Të hyrat vjetore të kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj brenda një viti arrijnë shifrën e 27 mijë e 641 euro e 71 cent, ndërsa të hyrat vjetorë të bashkëshortes së tij janë 5 mijë e 340 euro.

Megjithatë, ai nuk ka deklaruar asnjë cent para të gatshme në bankë.

Selimaj gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar edhe të hyra të tjera nga shitja e banesës, në vlerë prej 37 mijë e 500 euro. Të hyrat nga kredia në vlerë prej 20 mijë euro, të hyrat nga mbi tërheqjet në ATM në vlerë prej 86 mijë e 415 euro dhe salldo në llogari rrjedhëse në vlerë prej 574 euro.

Për kundër të hyrave, Selimaj ka deklaruar edhe disa detyrime që ka ndaj institucioneve financiare në vlerë prej 22 mijë e 500 euro në total. Nga këto detyrime, 20 mijë euro janë kredi për banesë në emër të tij ndërsa, 2 mije e 500 euro janë detyrime të bashkëshortes së tij.