Ilustrim

Kryeprokurori i Gjakovës flet për vrasjen në Malishevë

Një person është vrarë sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

U.D i kryeprokurorit të Gjakovës, Enis Gashi, ka treguar se momentalisht prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes dhe se ka të arrestuar.

Ai nuk dha përgjigje rreth relacionit të viktimave dhe as rreth motivit që ka çuar në vrasje duke u arsyetuar me stadin e hershëm në të cilin ndodhet rasti.

Më herët, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com

“Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” – ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Vritet një person në Kijevë të Malishevës, arrestohet një i dyshuar