Kryeprokurori bullgar e konfirmon: Është gjetur edhe trupit i 45, i takon një personi në moshë të re

Kryeprokurori Ljubomir Joveski konfirmoi sot se është gjetur edhe një trup në autobusin e djegur, me çka numri i viktimave nga aksidenti tragjik arrin në 45. Joveski njoftoi edhe për arritjen e prokurorëve bullgar në vendin tonë, të cilët sipas tij gjatë ditës së nesërme do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.

“Prokurorët e Bullgarisë arritën në Prokurorinë e RMV-së. Mund të them se përfaqësuesve të prokurorisë bullgare nesër anëtarët e familjeve do tu ofrojnë testet e DNK-së. Ne si prokurori do tua ofrojmë dokumentet e nevojshme të “Besa Trans”. Gjatë ditës së sotme prokuroria deri tek organet kompetente bullgare ka dërguar një lutje që të marrin pjesë në ekspertizën e aksidentit, me qëllim që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave nga kjo ngjarje tragjike. Në autobusin e djegur është gjetur edhe trupi i një udhëtari, bëhet fjalë për një person të moshës së re. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 45 udhëtarë, 7 të tjerë janë në spitalin e Sofjes”, tha Joveski.

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit e datës 23 nëntorit./ALSAT

Të paktën 46 persona të vdekur pas djegies së një autobusi në Bullgari