Kryeprokurori: 22-vjeçari vdiq duke pastruar kazanët e pompës së derivateve

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së të riut 22 vjeçar nga Mushtishti.

Beka tha për KALLXO.com se viktima ka vdekur duke i pastruar kazanët e derivateve të një pompe ku ai punonte.

“Kompania në të cilën ka punuar i riu është ‘Lab Oil’ , viktima ka qenë duke punuar aty edhe duke i pastruar kazanët me lëndë djegëse, makina ia ka kapur dorën si pasojë e plagëve ka vdekur. Rasti njëherë është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë”, tha ai.

Beka shtoi se autopsia e trupit të viktimës do të bëhet nesër.

Krenar Jemini, i lindur më 1997, ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në zonën e Lipjanit.

Policia e Prishtinës njoftoi se rreth orës 11:00 stacioni policor i Graçanicës ka marrë informacion për vdekjen e një personi në vendin e punës.

https://kallxo.com/i-riu-qe-vdiq-ne-vendin-e-punes-djale-i-policit/