I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça

Kryepokurori i Ferizajt tregon për KALLXO.com vendin ku u arrestua Dardan Krivaqa

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari në një prononcim për KALLXO.com ka treguar detaje rreth arrestimit të Dardan Krivaqës.

“I dyshuari është arrestuar në fshatin Sojevë në periferi të Ferizajt, arrestimi i tij ka ndodhur sot rreth orës 12:05”, tha Jashari.

Të dielën në emergjencën e spitalit ishte dërguar pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.

Dy persona të dyshuar, pasi kanë lënë në spital viktimën, dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të dyshuarit është arrtestuar të dielën, ndërsa sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që quan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçare M. O.

Një natë më parë, dhuna kishte filluar ndaj viktimës. Motivet sipas prokurorisë ishin xhelozie.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramdan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.

Dosja e prokurorisë së 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.

Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A. S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj